“Është një ëndërr”, Uzuni flet pas shortit: Jam i fiksuar me Ronaldon

“Po, vlla. Ëndërr vlla, ëndërr…”. Këto janë fjalët e para të Myrto Uzunit, mesfushorit të Kombëtares shqiptare që luan me Ferencvaroshin dhe tani do përballet në grupet e Championsit me Mesin dhe Ronaldon.

Në një intervistë për “Panorama Sport” ai thotë se e priste që një ditë të luante kundër yjeve të mëdhenj të futbollit, por shorti i sotëm ishte befasues.

“Jam shumë i lumtur që do të përballemi në grup me dy klube të jashtëzakonshme si Juventusi dhe Barcelona. Të gjithë e dinë që unë jam i fiksuar me Ronaldon, por Mesi ishte një surprizë e shkëlqyer për mua”, thotë Uzuni.


Shtuar 1.10.2020 18:26