Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale po zhvillohet ende në kushte të dimrit, në vende-vende më borë dhe lagështi.
Në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë reshjet e shiut po shëndërohen në borë, ndërsa në vendet malore Mavrovë, Strazhë, Presekë,
Gjavato, Bukovë dhe Krushevë, ka të reshura të dëborës me intensitet më të lartë.
Për shkak të erës së madhe, i cili krijon grumbullime të borës, nëpër rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e makinave të rënda transportuese në akset rrugore
Gjavato, Strazhë dhe Mavrovë-Dibër, raporton Zhurnal.
Kujdes i veçantë duhet të shprehet në rrugët Dibër-Strugë, Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi – Udovo.
Shtuar më 27/02/2012,
ora 10:03