Messi lë “thatë” Pochettinon, argjentinasi mungon ndaj Monacos

PSG do të përballet me Monaco në Ligue 1 ditën e nesërme, në orën 13:00. Për këtë përballje skuadra parisienë do të ketë një mungesë të madhe, ku Lionel Messi nuk do të kund të luajë ditën e nesërme në ndeshjen e javës së 29-të të kampionatit francez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i PSG nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohej se 34-vjeçari nuk do jetë nën urdhrat e Mouricio Pochettinos.

Messi është paraqitur në 18 nga 28 ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1, teksa shënuar dy gola dhe 11 asistime./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 19:25

Tags: , ,