Diplomatët për zgjidhjen e krizës: Qeveri teknike dhe anulimi i faljes së Ivanovit
Diplomatët europerëndimor propozojnë dy elementë për zgjidhjen e krizës politike dhe organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Së pari qeveria e re teknike dhe së dyti anulimi i vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov.

INA nga burime diplomatike, mëson se duke qenë se sonte skadon afati për dorëzimin e listave dhe këtë nuk do ta bëjë asnjë parti politike, Parlamenti menjëherë duhet të informohet nga KSHZ.

Por, me këtë i hapet rrugë, formimit të Qeverisë teknike, pasi në Kodin zgjedhor nuk parashikohet asnjë zgjidhje ligjore. Ndërkohë nga ana tjetër, si zgjidhje parashikohet një takim i liderëve të katër partive kryesore, apo në format më të gjerë për ti hapur rrugë zgjidhjes, ndërsa kërkesa e parë do të jetë heqja e vendimit për falje të ndërmarrë nga presidenti Ivanov.

Kjo zgjidhje do të kërkohet me praninë e emisarit gjerman Johanes Hajndll, i cili pritet të mbërrijë në Shkup./Albeu.com/
Shtuar më 11/05/2016, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori