DioGuardi rrëfen para Kongresit: Plani ishte për të vrarë Zijadin Selën
Pëlqej
"Për muaj të tërë, përpara sulmit të tmerrshëm më 27 prill, Ziadin Sela kreu i LR-PDSH ishte objektiv i një vargu protestash dhe akuzash, duke bërë fushatë të gjerë propagandistike kundra shqiptarëve dhe Ziadin Selës", ka thënë ish-kongresmeni shqiptaro-amerikan, Joe DioGuardi në Kongresin Amerikan.

Sipas tij, Sela si "armik i popullit", duhej të eliminohet. "Rezultati ishte me të vërtet tronditës dhe me pasoja të rënda fizike", tha Dioguardi duke treguar fotografitë e përgjakura të Zijadin Selës.

"Sulmi brutal ndaj Selës nga forcat speciale të maskuara të policisë, të cilët u lejuan nga qeveria maqedonase për të sulmuar deputetët për më shumë se dy orë pa ndonjë ndërhyrje nga policia që ishin të pranishëm në vendngjarje, ndaj Ziadin Selës, ishte duke e godituar atë në mënyrë të përsëritur në kokë, rrëzuar pa ndjenja, deri sa sipas deshmitarve të asaj ngjarje ai u konsiderua i vdekur nga sulmuesit, kur ai u tërhoq nga dhuna brutale me plagë të rënda, dhe kjo mund të shihet qartë në fotografitë e përgjakshme të Sela më 27 prill që unë kam menduar për ta zgjeruar dëshminë time për këtë seancë", tha DioGuardi, përcjell "Ina". /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori