Dimovski zgjidhet kryetar i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime
Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-së është zgjedhur kryetar i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Me këtë rast është zhbllokuar procesi për vazhdimin e seancës konstituive të kuvendit të Maqedonisë, që tashmë është caktuar të vazhdojë këtë të premte, raporton "TV Telma".

LSDM-ja u tërhoq nga kërkesa e saj që kryetar i komisionit të jetë nga shumica parlamentare, me çka është plotësuar kërkesa e OBRM-PDUKM-së që kryetari të jetë nga partia që ka më shumë deputet në Kuvendin e Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori