Dimovski: VMRO-DPMNE të propozojë emrin e prokurorit të ri të shtetit
Ilija Dimovski deputeti i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp që pati sot ka kërkuar që partia e tij të propozojë emrin e prokurorit të ri të shtetit .

Ai tha se prokuroi të zgjidhet me dy të tretat e votave dhe jo me shumicë të thjeshtë.

“Me këtë propozim ligj kemi për qëllim që të ketë më tepër gjithëpërfshirës në zgjedhjen e prokurorit. Ligjin do ta dorëzojmë në procedurë të shpejtë”, tha Dimovski.

Pyetjes së gazetarëve se si e vlerësojnë punën e prokurorit të deritanishëm Marko Zvërlevski, Dimovski tha se ata janë shprehur në lidhje me këtë cështje dhe nuk u përgjigj.

Po ashtu ai nuk tha se si do votonte partia e tij në lidhje me shkakimin e Zvërlevskit.

Shkarkimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski sot është në rend dite të seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë kryesore në seancë dhe sot të debatohet për të.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit.

Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori