Dimovski: Mandati i PSP-së nuk do të vazhdojë
Mandati i Prokurorisë Speciale nuk do të vazhdojë dhe nuk mund të jetë objekt i negociatave, kështu deklaroi Ilija Dimovski në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus”.

Ai shtoi se partia e tij nuk ka arritur të vendosë komunikim me votuesit shqiptarë, por sipas tij, ende për çdo ditë komunikojnë me BDI-në.

Dimovski porositi se partia e tij akoma nuk ka hequr dorë nga ideja për formimin e qeverisë.

“Nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë nga ideja për formimin e qeverisë. Do të doja të potencoja se, për atë se kush duhet të formojë qeveri, vendosin qytetarët e vendit. Nuk vendosin as mediat, as organizatat joqeveritare, as ekspertët, as analistët, as qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Dimovski.

Për analistin Albert Musliu, teza se nëse nuk do të ekzistonte Prokuroria Speciale, do të ishte me mirë për qytetarët është tezë e gabuar.

“Është absurde që partitë politike tentojnë të na bindin se nëse Prokurorisë Speciale nuk i vazhdohet mandati, atëherë paskemi bërë diçka të mirë”, tha Musliu. /albeu.com/



Shtuar më 17/02/2017, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori