Emery përballë Liverpoolit: Për të arritur diçka të rëndësishme, duhet të mposhtni favoritët

Unai Emery ka vlerësuar shanset e Villarrealit për suksesit në Champions League.

Trajneri i klubit spanjoll ka folur në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpool-it , e cila do të zhvillohet të mërkurën.

“Për të arritur diçka të rëndësishme, duhet të mposhtni favoritët. Fitorja ndaj Juventusit [në 1/8 e finales] na mbushi me besim.

Në gjysmëfinale do të mundohemi të krijojmë kushte që të kemi shanse. Liverpool është një skuadër e madhe, ashtu si edhe Benfica. Jemi përpara një përballjeje emocionuese”, tha Emery. /albeu.com/


Shtuar 26.04.2022 10:03