Çfarë po ndodh me Miriamin? Reagon Alban Skënderaj

Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Partneri i saj, Alban Skënderaj ka bërë me dije se faqja e saj është sulmuar nga hackers-at. Ndërsa kërkon ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj, Albani shkruan se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin.

Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin.”, shkruan ai./albeu.com