Dimova: Howitt dhe Siil kërkojnë anulimin e tërësishëm të vendimit të Ivanovit
Deputetja e Social Demokratëve të Maqedonisë, Lidija Dimova ka qenë pjësëmarrëse në një debat të organizuar nga ana e Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian, me temë të politikës së jashtme të PE-së.

Dimova u takua me disa parlamentarë evropianë, me deputetin britanik Richard Hoëitt dhe me Jörgen Siil. Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni.

“Howitt dhe Siil, kanë ngritur shqetësime në lidhje me zhvillimet politike dhe bëri thirrje për heqjen e vendimit të Ivanovit që të anulohet plotësisht. Mbështetje të fuqishme dhe duhet t’i sigurohet mosvështirësi PSP-së në punën e saj. Deputetët nga grupi i Socialistëve evropianë dhe Demokratëve, u kanë dhënë përkrahje qytetarëve, të cilët rregullisht protestojnë në kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e partisë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori