Dimitrov: Zgjedhja mes Siljanovskës dhe Pendarovskit nuk do jetë shumë e vështirë
Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov pasdite përmes profilit të tij në Facebook ia uroi zgjedhjen Stevo Pendarovskit, të cilin e votuan delegatët në Kongresin e LSDM-së, shkruan Albeu.com

“Na duhen zgjedhje korrekte, të qeta dhe demokratike presidenciale dhe zgjedhje e presidentit, i cili do të jetë partner parimor i qeverisë në realizimin e qëllimit historik. Partner parimor, por edhe korrigjues i mënyrës së udhëheqjes së politikës. Mendoj se zgjedhja mes zonjës Siljanovska dhe Stevo Pendariovski nuk do të jetë shumë e vështirë. Me fat Stevo!”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori