Dimitrov zbulon lëvizjen e fundit të Shkupit dhe Athinës
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi për “Reuters” se Athina dhe Shkupi do të formojnë grupe pune për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit.

“U ndamë të bindur se ka vullnet nga të dyja anët që të shkohet përpara”, tha Dimitrov.

Ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se çështja e identitetit krijon pasiguri.

Dimitrov tha se është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për palën maqedonase dhe duhet të gjendet mënyrë që të binden grekët se ekziston ndarje e qartë e Maqedonisë nga Greqia e Veriut.

Ndërkaq, gazeta greke “Kathimerini” shkruan: “Është e dukshme se përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes maqedonase” do të kërkojnë manovrim, si në shtëpi po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori