Dimitrov për vizitë në Londër, do të kërkojë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë e tij të parë në Britaninë e Madhe.

Dimitrov do të realizojë takime me parlamentarët e Britanisë si dhe takim me Komisionin për marrëdhënie të jashtme në Shtëpinë e Mbretërve në Parlament.

Po ashtu është parashikuar që të mbajë fjalim në konferencën “Democracy UK: Global Values in an Uncertain World”, që e organizon Fondacioni për demokraci (WFD) me rastin e 25-vjetorin të themelimit të tij.

Një ndër synimet e vizitës DimitrovLondër ka të bëjë me përparimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme, si dhe mbështetja për anëtarësim në BE dhe NATO. /albeu.com/


Shtuar më 12/09/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori