Dimitrov: Kemi arritur përparim më të madh nga vendet e rajonit
Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është shumë pozitiv, ndërsa Maqedonia ka përparim të mirë në pesë, ndërsa është vërejtur përparimkatër nga 9 fushat, deklaroi mbrëmë ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Gjithashtu theksoi se Raporti ka konstatime se më në fund vendet e kanë kaluar krizën më të madhe politike pas vitit 2001, se prej muajitt maj të vitit 2017, qeveria reformatore ka adresuar pyetjen për robërimin e institucioneve dhe me vetëdije ka forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Nga gjithsej nëntë fusha, Maqedonia ka përparim të mirë në pesë prej tyre fushave dhe në katër ka përparim. Nëse është kështu, nga ato katër vendet, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia, do të thotë se Maqedonia në kuadër të njoftimit të kësaj periudhe është vendi çka ka bërë përparim më të madh.

Sigurisht se ka logjikë politike dhe vetëdije politike në njoftim, megjithatë unë nuk do kisha minimizuar vlerat e vlerësimeve sepse mos harrojmë sot është 17 prill, nuk ka ka kaluar as gjysmë viti nga 27 prilli. Ku ishte Maqedonia në atë ditë dhe ku është sot, tha Dimitrov në emisionin “Otvoreno” në televizionin TV 24.

I pyetur nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri në qershor dhe nëse Maqedonia atëherë a do të merr datë për fillimin e bisedimeve, shefi i diplomacisë theksoi se kjo është pyetje çka mundet të përgjigjet vetëm Athina sepse vendimet për bisedimet merren vetëm me konsensus.


Shtuar më 18/04/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori