Dimitrov jep lajme të mira nga Berlini
Pëlqej
Integrimi evropian dhe euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi dinamik bilateral mes dy vendeve në planin ekonomik dhe politik kanë qenë temë e bisedimit në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës së Republikës së Gjermanisë, Hajkomas, në ditën e dytë të vizitës së punës në Berlin.

“Edhe me këtë rast, ministri Dimitrov përsëri ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme bilaterale nga Gjermania për zbatimin e proceseve reformuese në Maqedoni, por edhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit në këtë kontekst. Duke folur për situatën e brendshme politike, Dimitrov theksoi se edhe përskaj sfidave, për Maqedoninë janë hapur mundësitë e hapërimit pozitiv dhe zhvillimit”, kumtoi MPJ.

Shefi i diplomacisë gjermane, Mas, ka shprehur se është i kënaqur nga zhvillimi i përgjithshëm në Maqedoni, por edhe në rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, duke e theksuar rëndësinë e rrumbullakimit të këtij procesi, që është parakusht për integrimit të vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.
Shtuar më 08/11/2018, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori