Shpresoj se do të kemi rekomandim të pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin
Evropian, porositi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla
Dimitrov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencën rajonale me rastin e 10-vjetorit të formimit të Fondit
Evropian për Ballkanin që u mbajt sot dhe do të mbahet nesër në Beograd.
Ai theksoi se mezi pret ta lexojë
raportin e Komisionit
Evropian që duhet të publikohet nesër.
“Në
raportin e fundit të Fridom Haus për kombet në tranzicion është thënë se Maqedonia është vend, te i cili është vërejtur përparim më i madh në Evropë. Është thënë se vendi është i vogël e cila dyfishoi nivelin dhe entuziazmin”, tha
Dimitrov.
Ai theksoi se integrimi në BE duhet të shihet në rajon dhe se vendet duhet të jenë të vetëdijshme për ndërlidhjen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018,
ora 21:08