Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla
Dimitrov dhe Nikos Kocias, dje në takimin në Selanik kanë rishikuar kombinimet e mundshme për çështjet më të vështira në negociatat rreth emrit, ku janë shikuar edhe kombinatorikat ku kanë njoftuar se do të informojnë edhe kryeministrat e të dy vendeve.
Ministrat javën e ardhshme, më 12 maj në Athinë do të ralizojnë takim me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic.
Dy
ministrat dje u takuan në kuadër të mbledhjes katërpalëshe ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, ndërsa takimi mes tyre zgjati rreth një orë e gjysmë dhe u vlerësua si pozitiv.
Dimitrov ka theksuar se dallimet kryesore mbesin në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, që e kërkon pala greke dhe çështja për mënyrën e përdorimit të emrit.
Përndryshe, Maqedonia shpreson që çështja e emrit me Greqinë të zgjidhet deri para samitit të BE-së në qershor, nga i cili pret datë për fillimin e bisedimeve, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO.
Shtuar më 05/05/2018,
ora 14:12