Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, sot do të ulet në tryezë të përbashkët me kolegun e tij grek Nikos
Koxias, pasi që më 4 maj dy
ministrat marrin pjesë në mbledhjen kuadrilaterale në Selanik.
Dimitrov dhe
Koxias sot dhe nesër marrin pjesë në mbledhjen e dytë të ministrave të
punëve të jashtme të vendeve ballkanike të Grupit të Vishegradit, i cili do të mbahet në Sunio në afërsi të Athinës.
Dimitrov, siç kumtoi MPJ-ja, me ftesë të Koxiasit do të marrë pjesë në mbledhjen e dytë në përbërje të zgjeruar të ministrave të
punëve të jashtme të Ballkanit dhe Grupit të Vishegradit, në format e ashtuquajtur “Ballkan 4 plus Vishegrad 4 plus”.
Krahas formatit standard nga viti i kaluar në Budapest, ku morën pjesë
ministrat e
punëve të jashtme të[ katër vendeve-anëtare të BE-së nga Ballkani – Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, plus Sllovenia, janë ftuar për herë të parë edhe vendet kandidate nga ky rajon, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, plus Bosnja dhe Hercegovina. Vendet e Grupit të Vishegradit do të përfaqësohen nga
ministrat e jashtëm të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
Diskutimi kryesor i mbledhjes është titulluar “E ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian”, në të cilën priten fjalime hyrëse edhe pikëvështrime të tyre të parashtrojnë akademikët dhe ekspertët e shquar.
Ministrat do të kenë rast që të përqendrohet edhe në çështjen rreth sigurisë energjetike dhe rëndësisë së saj për bashkëpunimin rajonal dhe ndër-rajonal.
Pritet që ministri i
Punëve të Jashtme, Nikolla
Dimitrov, në margjinat e takimit të mbajë disa takime dypalëshe, njofton MIA.
Takimi me Koxiasin është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që në procesin e intensifikimit të negociatave për kontestin rreth emrit, ndërsa për të shtunën është caktuar takim i ri i dy ministrave me ndërmjetësin e KB-së, Methju Nimic. Mbledhja me Nimicin do të mbahet në Athinë.
Shefat e diplomacive në takimin e fundit në Selanik, siç informuan, kanë shqyrtuar kombinime për çështjet më kontestuese – ndryshimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e përdorimit.
Dimitrov dhe
Koxias paralajmëruan se për shqyrtimin e kombinimeve, do t’i informojnë kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të cilët pritet të takohen më margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 17 maj në Sofje.
Shtuar më 10/05/2018,
ora 10:25