Dimitrov dhe Kocijas takohen sonte në Vjenë
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë Nikos Kocias takohen sonte në Vjenë, kurse gjatë ditës së martë, siç njoftojnë nga dikasteri i Jashtëm, së bashku do të takojnë ndërmjetësin e OKB-së për emrin Metju Nimic.

Ditë më parë kishte zëra se dy shefat e diplomacisë mund të takohen edhe në Sofje më 15 dhe 16 shkurt në kuadër të takimit joformal me homologët e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante.

Mediat greke gjithashtu shkruajnë për një takim të mundshëm në nivel kryeministrash. E përditshmja greke, Ekathimerini shkruan se me këto takime do të fillojnë negociatat e vërteta “operative”.

Ndërsa draft-propozimi që do të përpilohet nga pala greke, do të jetë baza e diskutimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçare.

Sipas mediave greke, Gorna Makedonija, si emër i papërkthyeshëm është më favoriti nga propozimet e mundshme, megjithëse palët akoma nuk kanë negociuar për identitetin dhe gjuhën. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori