Dimitrov: BE të marrë masa për krizën politike në Maqedoni
Në një shkrim të botuar "New York Times" dhe të firmosur nga nga ish ambasadori Nikola Dimitrov, pjesë treshes holandeze, thuhet se Bashkimi Evropian duhet të marr qëndrim më të fuqishëm për krizën politike në Maqedoni.

Brukseli duhet të thotë qartazi se Maqedonia tashmë nuk është në demokraci funksionale, dhe ta thirr qeverinë të jap dorëheqje dhe të mbështesë formimin Qeverisë së përkohshme.

"BE-ja duhet të ndihmojë reformimin e institucioneve shtetërore dhe zbatimin e hetimit të pavarur lidhur me akuzat dhe materialet që publikoi lideri i LSDM-së, si dhe të asistojë në përgatitjen e zgjedhjeve korrekte dhe të lira. Sipas tij, nëse partia në pushtet nuk bashkëpunon, Brukseli duhet t'i kërcënohet se do ta bllokojë procesin e aderimit të Maqedonisë në BE. Pasi që vendi të rimëkëmbet, siç shkruan Dimitrovi duhet t’i hapet rruga drejt BE-së nga problemi me Greqinë" shkruhet në artikull.

Dimitrov shprehet se një nismë e tillë do të kishte shumë rëndësi në kredibilitetin e zgjerimit të BE-së njëjtë siç është për ardhmërinë e Maqedonisë.

"Kriza me të cilën përballet vendi im , paraqet dështimin e politikës shumë të dëshiruar për zgjerimin e Europës. Nëse bisedimet aderuese filluan para disa ditëve sot forcat reformiste në Maqedoni do të ishin shumë të fuqishme dhe me siguri problemet aktuale, do të mund të evitoheshin", shprehet Dimitrov. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori