Dimitriev takon ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së
Emil Dimitriev
Vazhdon fushata e takimeve të kryeministrit të qeverisë teknike të Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Sot në ora 16:00 ai ka nisur nje takim me ambasadorin amerikan ne Shkuo Jess Baily dhe me atë të BE-së, Aivo Orav.

Nuk bëhet e ditur tema e takimit, por mendohet se një ndër temat do të jetë ajo për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 24 prillit.

Ambasadorët Baily dhe Orav kanë paralajmëruar konferencë shtypi pas përfundimit të këtij takimi. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori