Operacioni “fshesa”, 11 lojtarë priten të largohen nga Chelsea

Gjërat për Chelsea nuk po shkojnë mirë. Dalja e klubit në shitje dhe sanksionet që ka pësuar Abramovich kanë rënduar gjendjen psikologjike dhe financiare të klubit.

Sipas “ESPN”, në fund të këtij sezoni pritet të ketë shumë largime nga skuadra, ku disa prej tyre janë lojtarë të rëndësishëm. Romelu Lukaku, Timo Werner dhe Rudiger janë ata lojtarë të kalibrit të lartë të cilët mund të largohen.

Gjithashtu Loftus-Cheek, Christensen, Azpilicueta, Kepa, Alonso, Pulisic, Hudson Odoi dhe Barkley priten të largohen./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.05.2022 10:30