Dimitriev “përjashton” ministrat e LSDM-së nga Qeveria
Emil Dimitriev
Kryetari i Qeverisë për realizimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, ditën e sotme te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar dorëheqjet e ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski dhe ministres për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska Remenski, si dhe të zëvendësministrave plotësues nga radhët e LSDM.

Dimitriev ka dërguar propozime të reja për ministra edhe atë Mitko Çavkov për ministrinë e brendshme dhe Dime Spasov për atë të punës dhe politikës sociale.

Në shkresë, Dimitriev kërkon që zgjedhja e ministrave të ri të bëhet në seancën e sotme të 101-të.

Para zgjedhjes së ministrave të rinj, Kuvendi duhet ti konstatojë dorëheqjet e Spasovskit, Remenskit dhe zëvendësministrave nga radhët e LSDM, të cilët dhanë dorëheqje më 6 prill të këtij viti./Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori