"Diktatori i vogël", Gruevski
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski në mediat perëndimore në fillimet e tij në postin e kreut të qeverisë shihej si një reformator i madh, ndërsa tanimë duket si një "diktator i vogël".

Ambasadori i BE-së që ka qëndruar më gjatë në Shkup, Ervan Fuere ka vlerësuar se demokracia ka humbur kuptimin e vërtetë në Maqedoni.

Në fillimin e mandatit të Fueresë në nëntor të vitit 2005, Maqedonia fitoi statusin kandidat për anëtarësim në BE dhe konsiderohej si tregim i rrallë i suksesshëm në Ballkan.

Fuere u largua nga funksioni i tij në vitin 2011 i zhgënjyer dhe kritik ndaj asaj që vendi ndërkohë ndryshoi shumë.

Por, Fuere në një artikull në "Balkan Insight" tregon se tashmë VMRO-DPMNE-ja është shndërruar në partinë e një njeriu të vetëm që është Gruevski dhe kontrollon gjithçka duke përdorur pushtetin që ka.

DW shkruan se Nikola Gruevski ka fituar tashmë statusin e një "diktatori të vogël", pasi ka 8 vjet që shteti ka vetëm ngecje.

Nuk është vetëm DW që e ka kritikuar Gruevskin, por edhe media të tjera perëndimore kanë shkuar se imazhi prej "reformisti" i Nikola Gruevskit nuk është më, por tashmë shihet si një person "destruktiv" në raport me parimet evropiane. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori