Dika: Thaçi, një rrugaç antikombëtar
Pëlqej
Me të marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të iniciuar mes PDSH-së e RDK-së, vendim i marrë nga partia e Menduh Thaçit, reagon partia e Rufi Osmanit. Fjalët se gjoja mes dy partive ka pasur kontakte dhe biseda për bashkim, sipas nënkryetarit të RDK-së Artan Dika, “janë të pavërteta dhe manipulime të atyre që të gjithë i njohin si sharlatanë politik dhe mashtrues të përditshëm”.

Dika thotë se kjo është vetëm një tentativë e bujshme që prostituta politike të shesë mirëkuptim dhe korrektësi përmes një zhurme mediatike kot. "E them publikisht, atë që ja kam thënë edhe Rufi Osmanit, se Menduh Thaçi është një rrugaç antikombëtar dhe një batakçi i pavlerë, me të cilin qoftë edhe një përshëndetje e vetme ia ul vlerën një njeriu me dinjitet",-ka thënë ai.

I mbetet PDSH-së që ta zgjidh vet problemin që ka me pisllëkun e matrapazit të dalë boje, që nuk guxon kurrë në asnjë kritikë ta përmendë me emër Gruevskin, lojën e të cilit e bën në vazhdimësi, ashtu si para një viti kur i detyroi deputetët e vet të qëndrojnë në Parlament në mënyrë që Gruevski të miratonte buxhetin”,-shkruan në postimin në Facebook, Dika.


PDSH kërkon bashkim dhe jo bashkëpunim

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) hodhi poshtë propozimin e RDK-së për ngritjen e një bashkëpunimi në bazë të modelit PS-LSI. Portali "Shqipmedia" citon një burim të lartë të PDSH-së, i cili lë të kuptohet se kjo e fundit kërkon bashkimin e RDK-së me PDSH-në, dhe jo bashkëveprimin. Në deklaratën e tij, burimi i portalit e quan Osmanin një “vegël qorre e LSDM-së”, ndërsa shpreh bindjen se anëtarët e RDK-së do t’i bashkohen platformës së PDSH-së. PDSH ka komunikuar gjithashtu ndërprerjen e çdolloj kontakti me partinë e Osmanit./albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori