Digjet shtëpia e familjes shqiptare në Kumanovë, apel për ndihmë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një shtëpi e një familjeje shqiptare në Lagjen e Trimave në Kumanovë është djegur plotësisht.

Shtëpia e cila ishte në pronësi të Haki Bilallit është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21 duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur pasi familjes i ishte ndërprerë rryma elektrike prej disa kohësh.

Edhe pse pesë anëtarët e familjes kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri, djegia e shtëpisë ua ka shkaktuar edhe një goditje të rëndë kësaj familje, që edhe ashtu ka jetuar në kushte të rënda sociale.

Për këtë arsye kryefamiljari bën apel që ta ndihmojnë dhe të kontaktojnë në numrin 071 529 508. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori