Të dielën rreth orës 18, Sh.M. (29) nga Dellçeva ka njoftuar policinë se në lagjen Fidanishtja e Vjetër – Dellçevë, te
varrezat muslimane ka shpërthyer një zjarr.
Në ora 19 e 45 minuta, zjarrëfikësit në bashkëpunim me popullatën e lagjes e kanë shuar zjarrin.
Zjarri ka përfshirë hapësirë prej 5-6 dekarëve me barë të thatë në kuadër të varrezave
muslimane.
Pas kontrolleve të kryera, policët kanë marrë informacione se
zjarri është shkaktuar nga personi Sh.M., i cili edhe e ka paraqitur rastin dhe ai është arrestuar.
Gjatë bisedës së kryer, Sh.M. ka pranuar se e ka shkaktuar zjarrin gjatë tentimit për të pastruar
varrezat e familjarëve të ti, mirëpo
zjarri është zgjeruar.
Shtuar më 29/08/2017,
ora 09:41