Digjen banesat, familjet në mes katër rrugëve
Të zhveshur, këmbëzbathur dhe të uritur ndërsa tani në rrugë dhe pa shtëpi. Ky është fati që ka kapluar katër familje të lagjes Maxhari të Shkupit, kur shtëpitë e tyre u shembën në tokë pasi u kapluan nga zjarri, raporton Alsat-M.

Më shumë se 30 anëtarë të këtyre familjeve tani tre netë po i kalojnë nën qiell të hapur duke shndërruar tokën dhe baltën shtrat për të rriturit por edhe për fëmijët. Kryefamiljarët thonë se zjarri ishte shkaktuar nga energjia elektrike ndërsa kishte lënduar lehtë edhe disa anëtarë të familjeve.

"Unë i kam katër fëmijë dhe gjashtë nipa. Por, nëse kanë mundësi shokët e vëllezërit, ai që e ka mundësinë me ndihmuar ose ndonjë diçka për të ngrënë ose ndonjë material për me rregulluar shtëpinë, bile kokën ta kemi ndër kulm se këta fëmijë jashtë nuk mund të flenë, nuk po dimë as vet ka me shkuar", tha Nusret Mamuti, citon televizioni Alsat-M.

"Krejt janë djegë, nuk po kemi ku me ndejtë, nuk po kemi ku me ngrënë, pa ngrënë pa pi, nuk po ta pranon këtë shkolla, krejt janë hall, me çanta, me vitrina, me tesha, me krejt, askush nuk po na jep me ngrënë, me pi, nuk kemi më asgjë, as dokumente. Fëmijët janë sëmurë , i kemi dërguar nëpër mjek, nuk po i pranojnë pa libreza e pa sende. Nuk e di, këtu po flemë, nuk kemi ku me ndejt".

Ndërkohë në foton e mësipërme është vendosur një numër telefoini për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë, brënda mundësive të tyre këto katër familje fatkeqe. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori