E FUNDIT/ Mbytet pushuesi në Durrës
Diell dhe vranësira mesatare, moti sot në Maqedoni
Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima,

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 26 gradë Celsius.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Të dielën proceset do të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të ligë me reshje globale, erë të forcuar dhe paraqitje të breshrit.
Shtuar më 01/06/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori