Aksidentoi për vdekje 16-vjeçarin me skuter, i riu shqiptar arrestohet në Itali pas kthimit nga Shqipëria

Policia italiane ka bërë arrestimin e Rafaelo Beqaj, 24 vjeç me origjinë shqiptare.

24-vjeçari dyshohet se është përfhsirë në një aksident rrugpor të ndodhur më 18 janar në Acireale ku ka humbur jetën një i mitur.

24-vjeçari shqiptar vinte nga rruga “Corso Italia” me shpejtësi të madhe dhe ka përplasur skuterin e drejtuar nga viktima. 16-vjeçari Daniele Cantale Garano nga forca e përplasjes ka “fluturuar” disa metra larg dhe ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda të marra.

Policia ka rikonstruktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, duke konstatuar se ka tregues të rëndë fajësie ndaj shtetasit shqiptar. Mbi bazën e tyre gjyqtari paraprakisht ka dhënë masën e sigurisë ndaj 24-vjeçarit që u ndalua sapo u kthye nga Shqipëria, në aeroportin “Fontanarossa”./Albeu.com/.


Shtuar 27.01.2023 12:35