Didare Zhuta, struganja që synon Parlamentin e Suedisë
Pëlqej
Didare Zhuta me origjinë nga Struga e cila prej 25 vitesh jeton në Geteborg të Suedisë ka arritur jo vetëm të integrohet plotësisht në shoqërin e këtij vendi por të jetë edhe shumë aktive në skenën politike të Suedisë. Zhuta në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen ditën e dielë garon për Partinë e Qendrës për një vend në parlamentin e Suedisë duke synuar që të japi kontributin e saj edhe në këtë fushë.

Në një prononcim për Strugalajm ajo thotë se është kycur në politikë sepse ka dashur që idetë e saja prosperuese dhe avancuese të bëhen realitet në vendin e saj të dytë ku është shkolluar dhe jeton prej 25 vjetësh bashkë me familjen e saj. Ndërsa si një femër shqiptare dhe emigrante ajo nuk sheh asnjë pengesë që t’i kushtohet pasionit të saj për politikën dhe të kontriboj me mundësitë e saja në dobi të ideve për një shoqëri më të mirë në Suedi.

"Jam e sigurtë se Suedia si shtet e ka zgjidhur shumë mirë cështjen sociale për t6ë gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet ,por mendoj se përsëri ekziston nevoja për avansim dhe inkuadrim e grave shqiptare dhe të tjerave në shoqërinë suedeze.Ka edhe shumë të mira që nuk mund të shijoen për shkak të mos informimit .Prandaj mendoj se do të jem një dorë e zgjatur për të gjithë ata që kanë nevojë", shprehet ajo, citon Strugalajm.

Zhuta specifikon se është bërë pjesë e kësaj partie edhe për qasjen që ajo ka ndaj të të huajve dhe angazhimin e saj e sheh si një pasion që synon ta kryej me nder duke u vendosur në shërbim të kolektivitetit duke e kryer me përgjegjësi të plotë.

Ndërkohë, e pyetur për interesin e shqiptarëve në Suedi për tu marr me politikë Zhuta thotë se numri është i vogël dhe mendon se ky numër duhet të rritet sepse një politikan i suksseshëm në Suedi dhe në cdo shtet tjetër në Evropën perëndimore është një urë lidhëse me Shqipërinë ,Kosovën dhe Maqedoninë.

Në lidhje me pozitën e femrës shqiptare në Maqedoni strugania që konkuron për një ulëse në parlamentin e Suedisë potencon se ka një zhvillim pozitivë.

"Mund të konstatoj se pa përmirësimin e gjendjes së femrës në shoqëri nuk do të ketë zhvillim të një shoqërie. Realisht nuk e njoh në hollësi situatën e femrave shqiptare në skenën politikenë Maqedoni por mund të them në bazë të asaj që lexoj se është duke lëvizur në kahje pozitive. Femra jep kontribut çdo ditë në shoqëri prandaj duhet të luftoj që të pozicionohet edhe në politikë. Sot kemi një numër të madh të femrave që mbarojnë shkollën e lartë, magjistrojnë dhe doktorojnë si brenda dhe jashtë shtetit si dhe udhëheqin pozicione kyqe në sfera të ndryshme, kjo kategori mos ngurojë të luftoj dhe ta gjej veten edhe në politikë sepse vetëm kështu do të krijojmë një shoqëri të shëndosh dhe të mirëfillt. Në botën perëndimore bëhet shumë për barazinë gjinore prandaj mendoj se edhe Maqedonia duhet ta tregoj në praktik këtë", përfundon Zhuta. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori