Dibranët vuajnë për ujë të pijshëm
Pëlqej
Mungesa e ujit të pijshëm për shumë banorë të Dibrës është kthyer në një problem tejet serioz.

Dibranët e vuajnë shumë mungesën e ujit të pijshëm, pasi që nuk ka ujë nga 5 deri në 10 orë në ditë.

Por edhe në kohën kur ka ujë, ai vjen në sasi të vogël dhe nuk është i mjaftueshëm, transmeton Dibraime.com.

Edhe pse mendohet që burimi “Rrosokut” është i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave për reth 60.000 banorë, problemet janë të shumta, pasi që sistemi i shpërndarjes është i vjetër dhe i pa riparuar, poashtu edhe ndërmarja “Nkp Standard” nuk është në gjendje ti mbledh borxhet nga qytetarët që nuk paguajnë, pasi që shumica dërmuese e qytetarëve Dibran i tejkalojnë faturat për pagesën e ujit, ndërsa ndërmarja “Nkp Standard” prej vite me radhe nuk është në gjendje ta zgjidhë ketë situatë.

Partia në pushtet “BDI” prej vite me radhë nëpër fushatat zgjedhore po premton që do gjejë financues për riparimin e sistemit të shpërnadrjes dhe normalizimin e kësaj situate kaotike, madje edhe kryetari aktual Ruzhdi Lata gjatë gjithë fushatës të vitit të kaluar në çdo tubim e kishte në program që problemet e ujit të pijshëm në Dibër do regullohen mbrënda 100 ditëve të para, por kanë kaluar mbi 1 vit e gjysëm dhe situata akoma është e njëjtë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori