Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Dibra pa ujë të pijshëm, NPK "Standard": 60% nuk e paguajnë
Pjesa qendrore e qytetit të Dibrës po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe se banorët theksojnë se për rreth 9 orë për çdo ditë përballen me mungesë të ujit.

Ata apelojnë që autoritetet të lëshojnë ujin, ndërsa le të vazhdojnë ballafaqimin me mospaguesit e taksës së ujit.

"Ne nuk mund të jemi viktima. Ata kanë pushtetin dhe duhet ta menaxhojnë si duhet. Nuk është e vërtetë se ka keqpërdorime gati 100% të ujit. Qëllimi është që të detyrohen qytetarët përmes kësaj strategjie t`ia paguajnë borxhin komunës", theksoi një emigrant dibran nga SHBA, që kishte kaluar pushimet në vendlindje, informon INA.

Nga ana tjetër, autoritetet komunale theksojnë se kanë ndërmarrë masat për këto restrikcione, për shkak të keqpërdorimit masiv të ujit nga persona përgjegjës.

Dibra ka rreth 10 mijë banorë, ndërsa uji harxhohet sikur të jenë mbi 70 mijë banorë.

Autoritetet e ndërmarrjes komunale NPK "Standard" kanë theksuar se ka kepqërdorime masive të ujit dhe se ditëve në vijim do të ndërmerren masa ndaj keqpërdoruesve.

Sipas të dhënave, mbi 60% e qytetarëve nuk kanë shlyer faturat e ujit. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2015, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori