Europa ka hapur rrugët për shumë mjekë dhe infermierë, por komuna e Dibrës është në nevojë për
gjinekologë, pasi aktualisht shërben
vetëm një për 20 mijë banorë.
"Kushtet nuk janë të këqija, por ka mungesë të personelit mjekësor. Ne e kemi detyrë që gratë shtatëzëne t'i orientojmë në Strugë dhe Shkup për të
lindur.
Përveç se nuk ka
gjinekologë, këtu nuk ka as anesteziolog e as personel tjetër që lidhet me lindjen. Në Strugë, spitali i ka këto burime njerzore dhe për këtë shumica e grave lindin atje." thotë Argëtim Fida, mjek
gjinekolog.
Vetëm vitin e kaluar, 125 gra nga kjo komunë kanë
lindur në Strugë për shkak se mungon mjeku
gjinekolog. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017,
ora 12:45