Këto janë 4 vendimet e para të qeverisë së re!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë 4 vendimet e para që ka marrë qeveria e re, menjëherë në mbledhjen pas betimit te Presidenti Ilir Meta.

VENDIME TË QEVERISË SË RE:

Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, i cili përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

Projekt-Ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, i cili përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Kjo masë do të jetë retroaktive edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare.

Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 14:55