Dibër, era e fortë rrëzon shtyllat e tensionit
Në zonën e Dibrës situatra paraqitet e rëndë, pasi shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në afro 20 vendbanime.

Ekipet e EVN-së vetëm dje kanë mundur që të rregullojnë defektet e konstatuara.

"Në kushte tejet të vështira me temperatura të ftohta dhe minus, me erë të fortë ia arritëm në kësi kushte të ndërtojmë largpërçues të ri, shpresoj që deri në fund të ditës t’i përfundojmë të gjitha punët nëse na mban koha, dhe do kemi mundësi të fillojmë me lëshim testues dhe nëse nuk ia arrijmë, me siguri ditën e ardhshme do përfundojnë të gjitha punët dhe ngadalë e sigurt fshatrat e Rekës do fitojnë energji9në elektrike. Beteja më e madhe është në hyrje të Dibrës ku edhe janë dëmtuar një numër i madh i largpërçuesve, që kanë lënë banorët e fshatrave të Rekës së Epërme pa energji elektrike”, tha Igor Gievski, anëtar i Këshillit Drejtues, raporton Portalb.

Ekipet e EVN-së po punojnë intensivisht edhe në rajonet e Ohrit dhe të Strugës./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori