Diaspora maqedonase shet patriotizëm dhe kërkon trazira në Maqedoni
Pëlqej
Diaspora maqedonase bën thirrje për protesta masive, për siç shprehen mbrojtjen e emrit dhe mos ndryshimin e Kushtetutës.

Në kumtesën e tyre kërkohet që të gjithë maqedonasit pa dallim feje dhe përkatësie politike të dalin dhe ta ngrenë zërin kundër siç thonë ata qeverisë shkatërrimtare dhe jolegjitime të Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesë thuhet se protestat do të fillojnë që nga dita e nesërme dhe do të vazhdojnë ditët në vijim.

E megjithatë këta maqedonas vetë jetojnë në rehati nëpër BE dhe SHBA ndërsa shesin mend e patriotizëm për qytetarët e vërtetë maqedonas që jetojnë në varfëri brenda shtetit.


Shtuar më 18/11/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori