Diaspora maqedonase: Artan Grubi të ikë nga Maqedonia
Pëlqej
Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka kërkuar nga Artan Grubi që ai të ikë nga Maqedonia.

Sipas tyre, Grubi me deklaratat kundër MPJ-së po i del kundër shtetit të Maqedonisë, e ndaj ai nuk meriton të jetë shtetas i kësaj republike.

"Duket hapur se zoti Grubi ka lojalitet ndaj një tjetër shteti, prandaj më e mira është që ai të braktisë Maqedoninë dhe të bëhet deputet atje", thuhet në reagimin e DBM-së, njofton Zhurnal.

Në reagimin e diasporës maqedonase theksohet se termi "sllav" i ambasadorit amerikan është i papranueshëm, si dhe kanë kërkuar që të braktisen bisedimet me Greqinë për kontestin e emrit. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori