Diaspora: BDI, largohu nga qeveria
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Beneluks (Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg), organizatë e cila javën e kaluar organizoi një protestë në Bruksel, ka kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të heqë dorë nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE-në, raporton Gazeta Lajm.

Kjo ka qenë vetëm një nga kërkesat e prezantuara në referatin e lexuar gjatë protestës, ku poashtu është kërkuar që asnjëra prej partive tjera shqiptareMaqedoni të mos bëhet pjesë e Qeverisë në rast se del BDI-ja.

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, diaspora i vlerëson si “terror shtetëror sllavomaqedon ndaj shqiptarëve”. /albeu.com/



Në vijim do të keni një pjesë nga kjo deklaratë:


Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asociacione të ndryshme, dhe intelektual të pavarur, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale në Iliridë (FYROM).

Si rezultat, më 28/03/2012 u organizua një protestë, para selisë Ministrave të BE-së.

Para qindra bashkatdhetarëve, në këtë manifestim, morën fjalën, përfaqësues të devotshëm të lëvizjeve atdhetare shqiptare, që të gjithë shohin vetëm një alternativë, Ribashkimin e Shqipërisë, fjala e tyre u ndërpre me duartrokitje dhe me parullën «Shqipëri Etnike, Shqipëri Etnike»
Shtuar më 01/04/2012, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori