Dialogu VMRO-LSDM në duart e Vajgël, Hovit dhe Kukan
Anëtarët e Parlamentit Evropian Richard Hovit, Edvard Kukan dhe Ivo Vajgël do të lehtësojnë dialogun mes përfaqësuesve të partive pulitke VMRO-DPMNE dhe LSDM që do të mbahet të hënën në hapësirat e Parlamentit Evropian në Bruksel, thuhet në komunikatën e përbashkët të euro deputetëve, Kukan, Hovit dhe Vajgël.

Ata theksojnë se ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Përbërja e eurodeputetëve është zgjedhur me vëmendje sepse përveç Ivo Vajgël që është raportuesi special për Maqedoninë, Hovit do të përfaqësojë Socialdemokratët Evropian ndërsa Kukan është nga Partia Popullore Evropiane anëtare e së cilës është edhe VMRO-DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2015, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori