Vranësira të lehta, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vendi ynë ditën e sotme do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të jemi në mbizotërimin e kthjellimeve.

Sipas Meteoalb në zonat përgjatë kufirit lindor do të mbizotërojnë vranësira të lehta.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 4°C deri në 26°C.

Era pritet të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.


Shtuar 8.05.2020 06:08