Koncerti kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Një koncert është kthyer në tragjedi në Nju Jork.

The Guardian shkruan se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur pasi janë shtypur nga turma.

Rrëmuja ka ndodhur kur publiku ka dëgjuar një zhurmë, për të cilën ka menduar se ka qenë e shtënë me armë zjarri. Në panik e sipër ata kanë nxituar të gjithë drejt daljes, ku edhe kanë shtypur njëri-tjetrin.

Tragjedia ka ndodhur në koncertin e reperes amerikane GloRilla në Nju Jork. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se do të zhvillohet një hetim për pronarët e lokalit, nëse janë respektuar masat.

Reperja tha se nuk ishte në dijeni të rrëmujës deri pas largimit nga koncerti.

Njoftimet paraprake nga personat në vendngjarje tregojnë se lëndimet janë shkaktuar nga shkelja e turmës.

Ne nuk kemi asnjë provë për të shtëna me armë zjarri ”, thuhet në deklaratën e autoriteteve amerikane. Viktimat janë një burrë 33 vjeçar dhe një grua 35 vjeçare./albeu.com/