Dhunohet babai i kryetarit të komunës së Kavadarit
Babai i kryetarit të komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, është sulmuar me grushta nga dy persona në qendër të qytetit. Vëllezërit Millkovi pas një zënke verbale me Pero Panov, 69 vjeç, e kanë sulmuar me grushta dhe në një moment Panov ka humbur vetëdijen.

Policia e ka regjistruar rastin, dhe dy vëllezërit janë arrestuar, shkruan "portalb".

Ndërkohë, prefekti i komunës Aleksandar Panov një bisedë telefonikë për mediat maqedonase ka deklaruar se sulmi ndaj babait të tijt është sinjal kërcënimi për vetë atë. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori