“Me humor të mirë”, Presidenti Biden rinis punën pas vizitave shëndetësore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët.

Sipas këtij rasti, Presidenti duhet t’ja dorëzonte kompetencat nënpresidentes Kamala Harris.

Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, ku tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek Nënpresidentja Kamala Harris.

Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Zonja Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare ëalter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 08:28