Dhunohen varret në Llabunishtë të Strugës
Varrezat ortodokse në fshatin Llabunishtë të Strugës janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar gjatë së shtunës. SPB në Ohër ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar dhe thyer mbi 30 kryqe të varrezave, me ç`rast përbën shqetësim dhe incident të rëndë për banorët sllavomaqedonas të këtij fshati.

Banorët kanë reaguar ashpër ndaj këtij akti vandal, duke e quajtur provokim të radhës ndaj tyre, pasi që vetëm disa muaj më parë u dogj kisha në fshatin e tyre, raporton agjencia e lajmeve INA. Sipas njoftimit të policisë, kryqet janë hequr dhe thyer dhe më pas janë hedhur para kishës “Shën Nikolla”. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2012, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori