Dhuna në Qendër, asnjë i kallëzuar nga Policia
Asnjë nga pjesëmarrësit e protestës së dhunshme, që përfundoi me dëmtime materiale të objektit të Komunës Qendër, nuk do të përgjigjet penalisht.

Deri sot nuk është ngritur asnjë procedurë penale kundër personave që protestuan për disa ditë me radhë kundër vendimit të Komunës Qendër për anulimin e Planit Detal Urbanistik (PDU).

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksojnë se po punojnë në lokalizimin e përgjegjësisë së personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë, porse deri tani nuk ka ende asnjë rezultat, zhurnal.

Nga Komuna Qendër informojnë se kanë bërë kërkesë për kallëzim ndaj personave të panjohur, sepse organizata “Veritas” që organizoi protestën, dhe që duhet të mbajë përgjegjësi për degjenerimin e saj, nuk është e regjistruar në Regjistrin Qendror. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori