Dhuna në Kuvend, deputet e VMRO-së presin lirimin
Pëlqej
Telefonat celularë të gazetarëve janë një kërcënim për gjykatësin Suprem, Jovo Vangellovski. Me urdhër të tij, të gjithë ata që raportonin nga seanca publike, ku shqyrtohen ankesat e të burgosurve për 27 – prillin e përgjakshëm, mbetën pa telefona celular. Vangelovski argumentoi se në rastet e mëparshme, gjoja ka pasur abuzime.

Ndaj këtij vendimi të shefit të kryetarit të gjykatës më të lartë reaguan gazetarët. Vangellovski theksoi se askush nuk mund të flasë në qoftë se ai nuk jep fjalën dhe u kërcënua, se ai që nuk iu përmbahet rregullave të tij do të largohet nga seanca.

Ndryshe, në Gjykatën supreme sot nga burgu i Shutkës u sollën deputetët e VMRO – DPMNE-së, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe ish drejtor i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, i cili ishte në këtë detyrë vitin e kaluar më 27 prill, kur u rrahën deputetë dhe gazetarë.

Në sallën e gjyqit nga arresti shtëpiak erdhën këngëtari i operës Igor Durlovski dhe deputeti i Lupço Dimovskit. Në seancën publike erdhi edhe Munir Pepiq, Dushko Lazarov dhe Goran Gjoshevski. Në sallën e Gjykatës erdhën familjet e të dyshuarve për kërcënim terrorist të rendit kushtetues.

Prokuroria ende ka frikë nga rreziku i ikjes së të dyshuarve dhe se ka mundësi që ata ta përsërisin veprën. Ata përjashtuan mundësinë që të ndikojnë te dëshmitarët, për shkak se hetimi ka mbaruar, dhe deklaratat e tyre tashmë janë siguruar.

Këshilli pesë anëtarësh i Gjykatës Supreme është i kryesuar nga kryetari Jovo Vangellovski, i cili është kumbar i zyrtarit të lartë të VMRO DPMNE-së Trajko Veljanovski. Gjyqtarët e tjerë që duhet të vendosin për ankesat janë Risto Katevenovski Shpend Devaja, Xhemali Saiti dhe dhe Rahila Stojkovska.

Për Jovo Vangellovskin dhe katër gjyqtarë tjerë të Gjykatës supreme, ka një parashtresë në Këshillin Gjyqësor për shkarkimin e tyre, për shkak të vendimit me të cilin iu lejua të arratisurit Sead Koçan të kthehet në vend dhe të lirohet nga paraburgimi. Gjykata supreme u akuzua nga publiku që lejoi të arratiset nga vendi dyshja e pandashme e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të akuzuar për përgjimin ilegal një dekadësh. Atëherë Supremja i përcaktoi paraburgim, por vendimi i tyre deri në Gjykatën e Apelit udhëtoi për pesë orë, edhe pse ndodhen vetëm 10 metra larg njëra tjetrës. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori