Dhuna ndaj efektivëve të policisë në Veles, Zaev e dënon ashpër
Kryeministri Zoran Zaev sot e dënoi brutalitetin e policisë dhe dhunën ndaj policëve në rajonin e Velesit.

Ai theksoi se ligji duhet të vlejë për të gjithë njëjtë.

“E dënoj brutalitetin e policisë. Bëj thirrje që të ndërmerren, sipas ligjit, masat më rigoroze për rastet e tilla, ku ka brutalitet të policisë”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se, në atë frymë, gjithmonë ka bërë thirrje edhe kur ka pasur provokime në bazë ndëretnike.


Shtuar më 25/09/2020, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori