Zbulohet fakti që e lidh vrasjen e Ivanovicit me serbët
Pëlqej
Vetura ‘Opel Astra’ që u gjet e gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u vra Oliver Ivanoviq, është në pronësi të një serbi me shtetësi të Austrisë, që tash është i vdekur.

‘Vecernje Novosti’, ka raportuar se automjeti të cilin autoritetet kosovare kanë konfirmuar se janë duke e ekzaminuar, që dyshohet se u përdor nga vrasësi i ish-deputeti serb të Kuvendit të Kosovës është e regjistruar në pronësi të një personi që nuk jeton më.

Sipas këtij mediumi serb, pronari i saj që ka vdekur (70 vjeç), është një shtetas Austriak me prejardhje serbe, shkruan në shqip Gazeta Express.

Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar në vazhdën e hetimeve për vrasjen e ish-zyrtarit serb të Qeverisë së Kosovës, ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka procesuar shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë relevante për këtë rast.

Sipas PK’së, tani janë proces të ekzaminimit kriminalistik të të gjitha këtyre dëshmive. Policia njofton se në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një veturë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu kemi arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture”, thuhet në njoftimin e PK’së.

24 orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serbKosovës.

Ivanoviq u qellua në gjoks, për vdekje, me gjashtë plumba, të martën në mëngjes.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vjetët e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.


Shtuar më 17/01/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori